Sport11 Prill 2022, 16:25

Kapen në hyrje të stadiumit me armë dhe drogë, arrestohen 250 tifozë të skuadrës së River Plejtit

Shkruar nga Pamfleti
Kapen në hyrje të stadiumit me armë dhe drogë, arrestohen

Kapen në hyrje të stadiumit me armë dhe drogë, arrestohen 250 tifozë të skuadrës së River Plejtit

Policia e Buenos Airesit arrestoi më shumë se 250 tifozë të skuadrës argjentinase të River Plate të dielën, pasi u kapën në hyrje të stadiumit me drogë dhe armë. 

Sipas autoriteteve vendase, tifozët po kërkonin të futeshin për të ndjekur ndeshjen kundër Argjentinos Zhuniors, të vlefshme për Kupën e Argjentinës. 

Në pamjet e publikuara nga policia lokale duken tifozët e shtrirë në tokë jashtë stadiumit, teksa arrestohen dhe futen në makinat e policisë. 

Sipas mediave vendase, disa ditë më parë, pjesa më e madhe e tifozëve të arrestuar ishin futur në databazën e policisë si pjesë e programit “Tribuna Segura”, që synon të bëjë më të sigurta ndeshjet e futbollit në vend. 

Sport River Plate skuadra argjentinase Tifozët