alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Kapërcejnë” shifrat në Gjermani, për herë të parë mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 në ditë

19/01/2022, 20:16
ne Bota, Covid-19
A A
“Kapërcejnë” shifrat në Gjermani, për herë të parë mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 në ditë

“Kapërcejnë” shifrat në Gjermani, për herë të parë mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 në ditë

Pavarësisht shifrave më të larta deri tani të të infektuarve me virusin Corona, ministri i Shëndetësisë thotë se kulmi i pandemisë ende nuk është arritur. Lauterbach apelon për vaksinimin e të gjithëve.


-Lexo edhe:

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

Sipas informacioneve zyrtare, për herë të parë në Gjermani janë infektuar me virusin Corona brenda 24 orësh më shumë se 100.000 persona. Instituti Robert Koch (RKI) kumtoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 112.323 raste të reja te infektimeve. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach thotë se as këto nuk janë shifrat më të larta dhe se kulmi i shfirave do të arrihet nga mesi i shkurtit në Gjermani.

RKI pohon se incidenca shtatëditore në Gjermani ka shënuar po ashtu një rekord me 584.4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Një ditë më parë vlera ishte 553.2, ndërsa javën e kaluar ishte 407.5. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach beson se shifrat nga RKI nuk janë në përputhje të plotë me shtrirjen aktuale të infektimeve në Gjermani. Incidenca aktuale ka të ngjarë të jetë “përafërsisht” dyfish më e lartë nga ajo e raportuar RKI, deklaroi ai për televizionin RTL.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Imuniteti i tufës?

Pavarësisht apelit të tij të sërishëm për t’u vaksinuar për të parandaluar një valë të re në vjeshtën e ardhshme, ministri i Shëndetësisë ndan mendimin e ekspertëve si virologu berlinez Christian Drosten se në një moment të gjithë do të infektohen. Por kjo nuk do të thotë se vaksinimi është i panevojshëm. “Nuk ka ende një imunitet bazë, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët”, paralajmëroi ministri, i cili për këtë arsye kërkoi një vendim të shpejtë të Bundestagut për futjen e vaksinimit të detyrueshëm.

Bundestagu do të merret me çështjen e vaksinimit me detyrim në janar, në një të ashtuquajtur debat orientues. Ndërsa propozimet konkrete do të diskutohen në grupet parlamentare në shkurt ose mars. Aktualisht 72,8 përqind e popullsisë së përgjithshme në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar kundër Coronës, ndërsa 47,6 përqind janë vaksinuar me booster, pra me vaksinë përforcuese të tretë.

Pasojat e tjera të pandemisë

Sipas informacioneve të fundit nga RKI, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar deri tani më shumë se tetë milionë raste të infektimit që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara nga virusi Corona në Gjermani është rritur në 116.081. Sipas të dhënave të RKI, prej filimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar si të shëruar nga virusi Corona rreth shtatë milionë njerëz.

Mjeku i kujdesit intensiv, Uwe Janssens bën thirrje për grumbullimin dhe sistemimin më të mirë të të gjitha të dhënave nga spitalet. “Ne nuk kemi të dhëna për dëmin kolateral të kësaj pandemie”, tha ai në një intervistë për revistën “Welt”. Për shembull, nuk ka të dhëna konkrete për operacionet që do të kryheshin në kohë pandemie dhe janë shtyrë dhe si kanë reflektuar ato në gjendjen e shëndetit të përgjithshëm në popull. Ndaj edhe nuk ka analiza se si do të reflektojë kjo në shëndetin e përgjithshëm në të ardhmen, mendon eksperti./ DW

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë
Bota

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41
Bota

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

20/05/2022, 15:01
Bota

Rusia nis hakmarrjen, ndërpret nesër furnizimin e Finlandës me gaz

20/05/2022, 14:19
Bota

Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s: Do të hapim baza të reja ushtarake

20/05/2022, 14:13
Bota

Senatori rus pranon dështimin në Ukrainë: Operacioni po ecën me shumë vështirësi

20/05/2022, 14:00
Bota

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

20/05/2022, 11:50
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
PSG-ja shtang Realin, telenovela e së ardhmes së Mbape merr kthesë në serialin e radhës, diskutohet rinovimi me francezët

PSG-ja shtang Realin, telenovela e së ardhmes së Mbape merr kthesë në serialin e radhës, diskutohet rinovimi me francezët

Njihuni me Kefir, macen që peshon më shumë se një foshnje dhe të gjithë e ngatërrojnë me qen

Njihuni me Kefir, macen që peshon më shumë se një foshnje dhe të gjithë e ngatërrojnë me qen

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

Anuloi mbledhjen e Grupit, Alibeaj sqaron arsyen: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin

Anuloi mbledhjen e Grupit, Alibeaj sqaron arsyen: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin

20/05/2022, 16:20
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

20/05/2022, 16:15
"Presidenti"/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

“Presidenti”/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

20/05/2022, 15:58
Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

20/05/2022, 15:52
Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In