Aktualitet12 Tetor 2018, 12:32

Kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, trafikantët shqiptarë përdorën të gjitha mënyrat për të shpëtuar, por dështua

Shkruar nga Pamfleti
Kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, trafikantët shqiptarë

Kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, trafikantët shqiptarë përdorën të gjitha mënyrat për të shpëtuar, por dështuan (Video)

Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram marijuanë mëngjesin e sotëm. Gjatë aksionit në provincën e Leces, janë vënë në pranga dy skafistët shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit “Le Cesine”, në komunën Vernole, dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.”

Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro. Kujtojmë se rreth 24 orë më parë një tjetër gomone me 350 kg u kap në brigjet e Adriatikut.

Aktualitet drogë Itali Shqiptaret