Aktualitet20 Shkurt 2022, 19:04

Kapet nga SPAK “Reqi i Korçës”, tentoi të korruptonte të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi

Shkruar nga Pamfleti
Kapet nga SPAK “Reqi i Korçës”, tentoi të

Policia ka arrestuar Elton Goskovën, të njohur ndryshe si “Reqi i Korçës”. Urdhri për arrestimin e Goskovës është dhënë nga SPAK.

Elton Gosokova është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, por policia e mbajti ngjarjen në heshjte për shkak se edhe persona të tjerë janë në kërkim.

Gosokova u arrestua pasi tentoi të korruptonte dhe manipulonte dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusit, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në shkurt të vitit 2005, raporton Ora News.

Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohen, është edhe vetë Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

Viktor Bajraktari, Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërsa të shpallurit në kërkim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj akuzohen për vrasje me paramendim, vrasje me dashje të mbetur në tentativë, mbajtje dhe prodhim armësh shpërthyese dhe municioni pa leje, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Indrit Rusi akuzohet për vrasje me paramendim, vrasje me dashje e mbetur në tentativë, mbajtje dhe prodhim armësh shpërthyese dhe municioni pa leje, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni i quajtur ‘Asgjë nuk harrohet’ është drejtuar nga SPAK, ndërsa kontrollet janë ushtruar në Korçë, Pogradec dhe Tiranë.

Elton Goskova është ish-anëtar i bandës famëkeqe ‘5 dyqane’ më 1997 në qytetin e Korçës. Ai është proceduar disa herë nga prokuroria e Korçës, për vepra të ndryshme penale.

Tashmë është arrestuar me urdhër të SPAK dhe pritet që në ditët në vijim të dalë para Gjykatës së Posaçme.

Aktualitet Arrestim gjykata luftarreci SPAK Vrasje