Bota18 Prill 2022, 10:30

Kapet rreth 3 ton kokainë në një anije peshkimi në Spanjë, në pranga 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Kapet rreth 3 ton kokainë në një anije peshkimi në Spanjë, në pranga 5 persona

Tre ton kokainë janë kapur në një anije peshkimi në jug të ishujve Kanarie në Spanjë. Policia arrestoi 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes, katër turq dhe një gjeorgjian, të cilët po transportonin drogën.

Anija e peshkimit ‘AKT 1’ u kap rreth 300 milje detare në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit.

Vlera e shitjes së drogës llogaritet të kapë shifrat mbi 72 milionë euro. Ndërkaq anija u dërgua në portin e Las Palmas.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Anija u kap pas një operacioni ndërkombëtar përmes shkëmbimit të informacionit midis MAOC-N (Qendra e Analizës dhe Operacioneve Atlantike) dhe CITCO (Qendra e Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar).

Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.

Spanja është një nga portat kryesore për futjen e drogës në Evropë, për shkak të afërsisë së saj me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina.

Bota #anije peshkimi #ton drogë pranga Spanjë