Aktualitet27 Janar 2019, 11:07

“Kapiteni do iki i fundit apo do mbytet me anijen?!”

Shkruar nga Pamfleti
“Kapiteni do iki i fundit apo do mbytet me anijen?!”

"Kapiteni do iki i fundit apo do mbytet me anijen?!"

A ka më shpresë për mbijetesë korrupsioni shqiptar? Kjo është pyetja që artikulohet nën ethet e reformës në drejtësi. Ngritja e SPAK dhe BKH pritet të ngushtojë lakun. Efeket kanë nisur. Për të shpëtuar disa po ikin , e të tjerë po dorëzohen. Shqiptarët vetë nuk e eliminojnë dot korrupsionin e klasës politikë, se ai sot është i bashkuar, por ndërhyrja e ndërkombëtarëve u ka “prerë gjunjët”. Prandaj, le të bëjnë sikur grinden me njëri-tjetrin të akuzuarit e ardhshëm, shqetësimi i tyre  është tronditës dhe nuk do të kenë nga të shkojnë.

Shkruan Arjan Nikaj

Për ditë po ikin, ca të tjerë bëjnë plane për të ikur.
Ikin në makth për të shpëtuar nga një e keqe, sikur braktisin një anije që po mbytet.
Kapiteni do iki i fundit apo do mbytet me anijen?! Kush është kapiteni ?
Nuk ka kapiten, se kapiteni mban uniforëm, as timonier, flitet vetëm për timon se as timon nuk ka. Duket vetëm një ustabash që baret lart e poshtë që ngarkon me beton këtë karakatinën tonë, këtë barkën tonë që i lyejnë fasadat me bojë, por që i futet uji nga të katërmbëdhjet anët, që nuk lundron por pllaquritet në një moçal nën drejtimin e Ustabashit Edi Rama me qillota.

Forum qeveria Rama