
Por, pengesa është korrupsioni i lartë në Tiranë, i cili duhet eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Po SPAK e ka forcën që kërkohet? Po, tani SPAK është i plotësuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e ka filluar punën e saj.
Shkruan Spartak Ngjela
Para disa ditësh nisi në Shqipëri procesi “screening”. Ky është procesi që duhet të përshtatë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, si shtet kandidat për në BE që është Shqipëria.
Por, në kapitullin 24 të tij, në fakt, theksohet se, kandidatit për në BE i kërkohet që të nisin arrestimet e të korruptuarëve në nivelet më të larta të politikës që kanë drejtuar shtetin në 20 vjetët e fundit .
Këtu fillon në të vërtetë edhe historia jonë e re. A do ta kërkojë botërisht BE këtë për Shqipërinë dhe në ndihmë të shqiptarëve?
Po politika amerikane që drejton SPAK-un në Shqipëri, a do të ndërhyjë me forcën e personalitetit të vet në këtë çështje?
Unë kam besimin se po.
Shqipëria duhet të jetë domosdoshmërisht në Perëndim.
NATO shumë shpejt do ta ketë domosdoshmëri territorin e Shqipërisë dhe Gjirin e Vlorës për të fituar konfliktin që po ka ajo me Rusinë.
Por, pengesa është korrupsioni i lartë në Tiranë, i cili duhet eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur.
Po SPAK e ka forcën që kërkohet?
Po, tani SPAK është i plotësuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e ka filluar punën e saj.
Atëherë?
Gjithçka po duket se është në kohën e vet.
Prisni dhe shikoni…