Politike31 Janar 2023, 23:01

“Kapitulli politik i Ramës ka përfunduar”, Meta në unison me Berishën: Protestat dhe zgjedhjet do të sjellin ndryshimin

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur sa i takon hapave që do të ndjekë opozita për rrëzimin e Ramës nga pushteti, ai u shpreh se kjo do të arrihet nëpërmjet protestave dhe zgjedhjeve.

“Unë e kam bërë të qartë, ai do të largohet me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Ky është binomi që do ta çojë përpara atë progres që ka të domosdoshme demokracia jonë për t’u rivendosur dhe për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me këtë periudhë të errët të autokracisë dhe të kleptokracisë”, u shpreh ai për emisionin “Debat” në “A2”.

Meta shtoi se kapitulli politik i Ramës ka përfunduar me kohë, por sipas tij për shkak të korruptimit të  ish-lidershipit të opozitës dhe të marrjes peng të tij, ai e shtyu këtë periudhë në pushte në një mënyrë tërësisht të sforcuar, me një kosto shumë të madhe për vendin.

Absolutisht është e padiskutueshme që  Rama e ka përfunduar kapitullin e tij politik. Në fakt, ai e ka përfunduar me kohë, por për arsye të korruptimit të ish-lidershipit të opozitës dhe të marrjes peng të tij, ai e shtyu këtë periudhë në një mënyrë tërësisht të sforcuar, me një kosto shumë të madhe për vendin dhe me këto mënyra e forma, të cilat po zbulohen çdo ditë edhe përmes korruptimit të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Kështu që, unë jam më i bindur si asnjëherë që ndryshimi është i pashmangshëm, është i vonuar, por pa asnjë diskutim, ai do të ndodhë, do të ketë ndryshim, me çdo çmim”, u shpreh Meta për emisionin “Debat” në “A2”.

Politike Meta Protestë Rama