Sport18 Janar 2023, 18:02

Kapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në Durrës, barazim i çmendur në derbin Erzeni-Teuta në Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Kapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në

Kapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në Durrës, barazim i çmendur në derbin Erzeni-Teuta në Kupën e Shqipërisë

Përfundon ndeshja që mbyll raundin e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Erzeni kanë ndarë pikët, teksa kjo sfidë është mbyllur në barazim 1-1.

Shijakasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 81. Pas një harkimi në zonë, Nonato uli topin me gjoks te Kapllani, i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe mposhti portierin Qirko me një goditje spektakolare.

Durrsakët u kundërpërgjigjën menjëherë dhe 4 minuta më vonë barazuan rezultatin. Kapllani, nga ëngjëll do bëhej djall, pasi do shkaktonte autogol shumë shpejt. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkoi te Beqja, i cili gjuajti, por devijimi i Kapllanit ishte ai që ktheu topin në rrjetën e Hasanbelliut.

Sport Erzeni Kupa e Shqipërisë Teuta