Aktualitet22 Gusht 2018, 16:39

Kapriçot e motit/ Breshër në Dajç, çfarë thonë sinoptikanët për motin gjatë javës

Shkruar nga Pamfleti
Kapriçot e motit/ Breshër në Dajç, çfarë

Kapriçot e motit/ Breshër në Dajç, çfarë thonë sinoptikanët për motin gjatë javës

Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër priten reshje shiu lokalisht të dobëta, njofton IGJEUM këtë të mërkurë. Shikoni videon, shiu me breshër që ka rënë pak momente më parë në aksin Shkodër-Lezhë, pranë Dajçit. Siç shihet, breshëri është i një madhësie të konsiderueshme.

Zjarret në pyje       

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në shumicën e qarqeve të vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Korçë pritet nivel “I ULËT” rreziku.

Nesër (e enjte, dt.23) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.

Reshjet

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt.23) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Temperaturat

Nesër (e enjte, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 36 °C

në vendet malore: 13 / 30 °C

Era

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites./sotnews

 

 

Aktualitet Bresheri kapricot e motit moti Reshjet Sinoptikanet