Aktualitet 8 Maj 2018, 18:40

Kara: Gjyqi “Hajdari” kompromis politik, Haxhia rrezikon nga ky ekstradim

Shkruar nga Pamfleti
Kara: Gjyqi “Hajdari” kompromis politik, Haxhia rrezikon nga ky

Romeo Kara: Qëllimi 'dinak' i Berishës, pas ekstradimit të Izet Haxhisë

Juristi Romeo Kara, i cili njihet për qëndrimet krah Izet Haxhisë dhe si një mik i tij ka komentuar ekstradimin e tij në Tiranë në studion e Report TV.

“Unë nuk e pres shumë të ndryshuar fizikisht. E kam takuar në janar 2017. Edhe nga fotot e fundit në rrjetet sociale, ai mund të vijë besoj i përmalluar. Nuk shoh emocion tjetër. E ka kërkuar vetë ardhjen, besoj se është i kënaqur që e ka realizuar ardhjen shëndoshë e mirë. Shpresojmë në rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe gjykimit nga e para të saj.

Pse nuk ka familjarë në Rinas?

“Deri në këto momente askush s’ka qenë i sigurt se ai do të vijë. Ka patur informacione kontradiktore. Nuk është e nevojshme që familjarët e tij të rrijnë pas hekurave të Rinasit. Është hera e parë që policia nuk e ruan një person për arratisjen nga ekstradimi, por vetëm për ta ruajtur fizikisht, sepse ai rrezikon nga ky ekstradim”.

Për të gjithë ata që e njohin këtë çështje e kuptojnë se ajo nuk është gjykuar ndershmërisht. Nuk ka vajtur në thelbin e saj. Është manipuluar si proces. Vetë demokratët nuk janë të bindur se ajo çështje është zbardhur. Është mbyllur me një kompromis në heshtje të të gjithë elitës politike të atëhershme. Një nga ish-prokurorët e asaj çështje, si Haxhi Giu, është dënuar për korrupsion. Njerëzit që kanë gjykuar çështjen nuk kanë qenë me integritetin e duhur. Izeti ka provat e duhura dhe dëshminë e vet dhe të të tjerëve, ai do kërkojë dëshmi të personave të tjerë që janë keqpërdorur në këtë proces.

Aktualitet Haxhia rrezikon nga ky ekstradim Kara: Gjyqi “Hajdari” kompromis politik