Aktualitet29 Mars 2022, 17:35

Karburanti kap sërish majat, nis protesta qytetare para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

Shkruar nga Pamfleti
Karburanti kap sërish majat, nis protesta qytetare para Kryeministrisë

Foto Ilustruese

Rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, naftës dhe gazit, ka bërë që qytetarët të riorganizohen, duke iu kthyer sërish protestave para Kryeministrisë.

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë, ndërsa vijon rigrupimi i protestuesve.

Protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës, i cili deri tashmë ka shkuar në 237 lekë për litër, dhe produkteve të tjera bazë. Ky është tubimi i parë, që pas shkëputjes disa-ditore nga protestat kombëtare herën e shkuar.

Vlen të theksohet se, mëherët, protestuesit i kërkuan kreut të qeverisë Edi Rama heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik.

Kërkesat e protestuesve:

-Heqje i taksës së qarkullimit

-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

– Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

– Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës

– Përcaktim i minimumit jetik.

– Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Aktualitet Kryeministria Protestë rritja e çmimeve