Sport12 Shtator 2018, 11:00

Karlos Tevez tregon ndryshimet thelbësore mes Ronaldos dhe Mesit, ka një sekret edhe për orarin e stërvitjes së tyre

Shkruar nga Pamfleti
Karlos Tevez tregon ndryshimet thelbësore mes Ronaldos dhe Mesit, ka

Karlos Tevez tregon ndryshimet thelbësore mes Ronaldos dhe Mesit, ka një sekret edhe për orarin e stërvitjes së tyre

Argjentina ka dështuar vitet e fundit të jetë kompetitive në Kupën e Botës dhe sado që ka në gjirin e vet lojtarin më të mirë në botë, sërish kjo skuadër nuk poi a del dot. Mesi ka marrë kritika të shumta, por në momentet vendimtare ai ka marrë mbështetjen e lojtarëve dhe shokëve të tij te Argjentina dhe në Europë, pasi “Selesion” i këtyre viteve është i dobët dhe nuk e bën një lojtar i vetëm.

Rivaliteti midis Mesit dhe Ronaldoos vijon të jetë i fortë edhe këtë sezon dhe me sa duket do të vazhdojë të jetë dhe për ca kohë. Ish-sulmuesi i kombëtares argjentinase, Karlos Tevez, ka luajtur dy sezone mjaft intensive me fanellën e Juventusin, duke fituar dy tituj kampion të Serisë A. Hyri në zemrat e tifozëve bardhezi, që tani janë të çmendur pas Kristiano Ronaldos. Sulmuesi argjentinas shpjegon diferencën mes Ronaldos dhe Mesit, duke nxjerrë në pah përparësitë e tyre. Me “Pleshtin” ka qenë shok skuadre në përfaqësuese, ndërsa me luzitanin te Manchester United.

“Nuk e kam parë kurrë Mesin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep.”

Nga ana tjetër, “Apashi” ka rrëfyer se është shumë më i ndryshëm karakteri i Kristiano Ronaldos. “Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: si mund t’ia hedh këij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty”, shtoi Tevez.

Kjo tregon se Kristiano Ronaldo është bërë i madh falë punës së jashtëzakonshme, kurse Mesi ka një talent të lindur që e mban në nivel shumë të lartë me një stërvitje natyrale në fushën e gjelbërt. Askush nuk është si këta dy futbollistë, ku talenti gërshetohet me përgatitjen fizike për të dhënë performanca të pazakonta në lojën e futbollit dhe nuk është rastësi që Mesi dhe Ronaldo kanë fituar së bashku 10 topa të artë në dhjetë vjetët e fundit. /Pamfleti Sport

Sport