Aktualitet12 Dhjetor 2018, 18:42

“Karta e Studentit” është LIGJ, në 20 vite mashtrime nga Berisha, Rama, Basha, Veliaj, Kryemadhi dhe rektorët Kule, Rrok

Shkruar nga Pamfleti

“Karta e Studentit” është LIGJ, në 20 vite mashtrime nga Berisha, Rama, Basha, Veliaj, Kryemadhi dhe rektorët Kule, Rrokaj, Koni

Qeveria dhe rektoratët, për tarifat, mungesat, notën mesatare, gjobat e krediteve, diplomat, masterat e shumë sanksione të tjera, kanë zbatuar ligjin me urgjencë, por qysh prej 22 korrikut 2015, nuk po e zbatojnë për “Kartën” e detyrimeve ekonomike, që kanë ndaj studentëve dhe për kushtet në konvikte e auditore. Ja përfitimet nga “Karta”…


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në mbledhjen televizive, zhvilluar me organizatën e të rinjve socialistë me emër lëngu “Fresh”, kyeministri Edi Rama, pasi bëri sikur “nuk dinte asgjë”, që ky detyrim ishte përcaktur në ligj dhe për t’u dukur “bamirës”, premtoi se do t’i me “Kartë Studenti”.

Është absurde dhe fyese, që kryeministri ua premton si “zgjidhje bamirësi”, kur “Karta e Studentit” nuk është as mëshirë, as “qokë” e as shpërblim, por është detyrim që e përcakton Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015, hartuar nga “Çili” dhe votuar me urgjencë në parlament, nga qeveri-tepsi e përbashkët PS-LSI.

Mashtrimi me “Kartën e Studentit”, është histori perverse poltiko-elektorale e 20 viteve të fundit, me premtime false e të përsëritura nga 100 herë, të bëra nga kryebashkiakët e Tiranës Rama, Basha e Veliaj dhe gjatë viteve që kanë qenë e janë ministra, deputetë, e kryetarë partie.

Sa herë kishte protesta, ose zgjedhje lokale e parlamentare, Berisha, Rama, Metaj, Basha, Kryemadhi dhe lukunia e tyre partiake, bënin teatër me rektorët e universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Shezai Rrokaj, Mynyr Koni dhe me rektorët e universiteteve të tjera, duke pozuar në TV, sikur gjoja po miratonin “Kartën”.

Sa për kujtesë, këtë “teatër” e ka bërë 18 herë Edi Rama, 43 herë Lulzim Basha dhe 27 herë Erjon Veliaj, ndërkohë që nga viti 2000 e deri sot, janë miratuar 5 ligje, 31 VKM, 173 urdhëresa qeveria e ministrie dhe 352 formularë, por vetëm “Karta e Studentit” nuk është dhënë.

Ndërsa, tani që u rebeluan studentët, Berisha Basha e Kryemadhi që u dhanë në pushtet, të përbashkët PD, PS e LSI, po akuzojnë qeverinë, që nuk po jep “Kartën e Studentit”, ndërsa Rama kryeministër, po u premton përsëri, atë që ka premtuar para 18 vitesh,

Për vitin akademik 2011-2012, Bashkia e Tiranës mashtori 4500 studentë, duke i pajisur vetë Luli, me nga një copë karton me lule, por pa asnjë efekt ligjor e që nuk u përfill as nga rojet e bashkisë, mbasi nuk kishte asnjë marrëveshje me biznesin dhe institucionet e shërbimet publike, ndërkohë që bashkia nuk ka të drejtë të japë karta, por vetëm rektoratet me miratim të Ministrisë së Arsimit./Pamfleti

Ja neni 100, i Ligjit Nr. 80/2015, datë 22. 07. 2015,  që detyron pajisjen me “Kartë Studenti”

  1. Studentët e institucioneve publike e private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Me anë të saj, studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.
  2. Ministria e Arsimit, përcakton kriteret dhe procedurat, për përgatitjen dhe lëshimin e “Kartës së Studentit”.
  3. Përfitimet e studentëve, nga përdorimi i kësaj karte, përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit, të Ministrisë së Arsimit, ose njësive të qeverisjes vendore, që mbulojnë shërbimet e ofruara ndaj studentëve.
  4. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë dhe me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Tabela ligjore e përfitimeve prej“Kartës së Studentit”

 

Premtimet boshe në 26 vite, bërë nga PD, PS, LSI, për të drejtat dhe kushtet e studentëve

  1. Ndërtimi 3 kampuseve të rinj universitarë modern në Tiranë, me kushte jetese, mësimi, çlodhjeje e argëtimi, sipas standardeve të vendeve më të zhvilluara të BE e të botës, me kapacitet për 60 mijë studentë.
  2. Punësimi çdo vit në shërbimet publike të bashkive, agjencive të shërbimeve shtetërore dhe ministrive, i 2000 studentëve më të mirë të universiteteve publike e private të Tiranës.
  3. Plan i ri urbanistik, për rikonstruksionin e godinave ekzistuese të studentëve, për të krijuar një mjedis komod e funksional, të pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në qendrat studentore.
  4. Gjatë pushimeve vjetore të studimeve, do të ketë angazhim me pagë minimale zyrtare (20 mijë lekë) në aktivitetin menaxhues të bashkive për të gjithë studentët që rezultojnë me përfundime të larta në mësime.
  5. Çdo vit, nga qeveria do të jepet fondi 5 milionë euro, për trajtimin financiar gjatë praktikimit të stazhit profesional të studentëve
  6. Pagesë me 15 mijë lekë në muaj, për studentët që ofrojnë projekte zhvillimi sociale-ekonomike, urbanistike e kulturore nxitëse e të zbatueshme, për zhvillimin e bashkive të qyteteve nga ata vijnë..
  7. Pagesë burse të plotë vjetore studimi e jetese, për studentët pjesëtarë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike
  8. Hapja e 50 qendrave me internet falas “non stop” në qytetin e Tiranës, me shpenzime të financuara nga qeveria në bashkëveprim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit.
  9. Hapja e 50 bibliotekave dhe e 30 qendrave rinore në Tiranë, për kulturimin dhe argëtimin e studentëve të kryeqytetit.
  10. Brenda muajit tetor të vitit 2000, pajisja e gjithë studentëve të Tiranës me “Kartë Studenti”, dokument ligjor që përcakton përfitime shërbimesh publike e private falas për studentët.

 

 

Kryesore “Karta e Studentit” është LIGJ Basha Koni Kryemadhi dhe rektorët Kule në 20 vite mashtrime nga Berisha Rama Rrokaj Veliaj