Anti-Mafia 5 Tetor 2022, 16:02

Karteli Sinaloa i “vë syrin” “Syrit të Kaltër”

Shkruar nga Pamfleti
Karteli Sinaloa i “vë syrin” “Syrit të

Karteli Sinaloa i “vë syrin” “Syrit të Kaltër”

Dy trafikantët Luftar Hysa e Besnik Lulaj kanë bërë takim me Edi Ramën në  kryeministri, ku logjikisht, temë e bisedës nuk ka qenë lufta kundër trafiqeve apo integrimi i Shqipërisë; por grabitja e pasurive publike, siç po i bën gati t’i dhurojë këtë perlë natyrore

Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga Këshilli i Qarkut të Vlorës, bënë me dije se një pjesë e parkut të quajtur “Syri i Kaltër” në Sarandë, është shënjestruar nga trafikanti Besnik Lulaj, pronari i kompleksit “Marina Bay- Vlorë” dhe ortak me vëllezërit Hysa të kartelit “Sinaloa”.

Trafikanti Besnik Lulaj, biznesmen i afërt me kryeministirn Rama dhe sponsor i fushatave elektorale të PS e deputetëve të kësaj partie, ka aplikuar te Këshilli i Qarkut dhe Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura- Vlorë, për të investuar brenda Parkut “Syri i Kaltër- Sarandë”.

Sipas informacionit, Besniku i kartelit të El Chapos, ka kërkuar t’i jepen 30 mijë m2 sipërfaqe  brenda parkut “Syri Kaltër”, mbasi do bëjë investim për ndërtimin e një qendre turistike, me  bujtina në strukturë druri e mjedise të tjera argëtimi.

Besnik Luluj, ose më saktë vëllezërit “Hysa” të kartelit Sinaloa, i kanë vënë “syrin” sipërfaqes buzë rrugës nacionale midis gjatësisë 2 kilometër që të çon te “Syri i Kaltër”.

Nuk është rastësi, që sipërfaqja e kërkuar ndodhet fiks në pjesën ku në muajin maj 2022, qeveria përfundoi me urgjencë investimin 2.4 milionë Euro për ndërtimin e rrugës pedonale.

Grupi shqiptar i kartelit “Sinaloa”, ka zgjedhur atë pozicion gjeografik, mbasi është brenda zonës qendrore prej 25 hektarë të Parkut Natyror “Syri i Kaltër”, por edhe për faktin se brenda sipërfaqes së kërkuar janë 6, nga 18 burimet ujore.

Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Vlorës, ia ka përcjellë kërkesën për dijeni ministres së Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndërsa Këshilli i Qarkut Vlorë, ia ka dërguar Agjencisë Shqiptare të Investimeve (AIDA), ku kryetar është kryeministri Edi Rama.

Shpejtësia me të cilën po bëhen e përcillen letrat për gjoja “studim” në qeveri ku vihet vula e fundit, tregon se Babloku ka rënë dakord paraprakisht me miqtë e tij të kartelit “Sinaloa”, Besnik Lulaj e Luftar Hysa, për t’ia dhënë sipërfaqen 30 mijë m2 falas e pa taksa për 35 vite në përdorim si “Investitor Strategjik”.

Aq i afërt është kryeministri Rama me trafikantin Besnik Lulaj, sa në zyrat e Artan Lames, thuhet se e ka lejuar që për zgjerimin e kompleksit “Marina Bay”, të zaptojë tokë nga territori i Rezidencës Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë, për të cilën do flasim në vijim./Pamfleti

Anti-Mafia #Karteli Sinaloa i “vë syrin” “Syrit të Kaltër”