Showbiz28 Dhjetor 2018, 09:10

Kartolinën më të veçantë për këtë fundvit e bëri aktori i famshëm, publikon foton me 10 fëmijët e tij

Shkruar nga Pamfleti

Aktori i famshëm Eddie Murphy, ka postuar kartolinën më të veçantë për këtë fundvit. 57-vjeçari ka pozuar në një foto Krishtlindjesh së bashku me dhjetë fëmijët e tij. Së fundmi aktori prezantoi edhe fëmijën e fundit, Max, që sapo ka mbushur 1 muaj dhe është fëmija i dytë i divit holliwodian me partneren aktuale modelen Page Butcher, që e mban atë në krahë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktori ndodhet në qendër të fotos me vajzën Izzy Oona, 2 vjeç e gjysmë,  fëmija i parë me Butcher.

Përreth tij të tjerë pjesëtarë të familjes Eric, 29 vjeç më i madhi (që Murphy ka me Paulette McNeely), Christian, 28 ( që e ka me Tamara Hood), vajza njëmbëdhjetë vjeçare Angel Iris ( që e ka nga lidhja me ish pjesëtaren e Spice Girl, Mel B).

Më pas vijnë Bella Zahra, 16, Zola Ivy, 19, Shayne Audra, 24, Bria, 29 dhe 26 vjeçarja Miles Mitchell, që i ka të gjithë me ish bashkëshorten Nicole Mitchell Murphy.

Showbiz aktor femijë