Sport30 Prill 2022, 19:01

Kastrioti ‘shtyp’ Egnatian me përmbysje, Vllaznia hedh hapin e madh drejt Europës, Skënderbeun e mban ‘gjallë’ matem

Shkruar nga Pamfleti
Kastrioti ‘shtyp’ Egnatian me përmbysje, Vllaznia hedh hapin e

Kastrioti ‘shtyp’ Egnatian me përmbysje, Vllaznia hedh hapin e madh drejt Europës, Skënderbeun e mban ‘gjallë’ matematika

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për Europën, duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në “Loro Boriçi”, ne javën e 31 të “Abissnet Superiore”. 

Pjesa e parë u dominua nga korçarët, të cilët krijuan disa raste, por u mungonte finalizimi. Në fundin e pjesës së parë, gjithashtu pati një rast të dyshimtë për 11-metërsh për Vllazninë, por gjyqtari nuk e pa të tillë. 

Pjesa e dytë nisi me një gol nga ana e shkodranëve, që rezultoi të ishte i vetmi deri në fund. Gjërat shkuan akoma dhe më keq për korçarët, të cilët mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq nga Dumfur. 

Në sfidën tjetër, Kastrioti ka mposhtur 3-1 me përmbysje Egnatian. Skuadra krutane me këtë sukses të radhës siguron mbijetesën e përveç të tjerave, i afrohet ndjeshëm zonës së Europës, duke qenë tashmë vetëm 3 pikë larg vendit të tretë në renditje. 

Sport Egnatia Kastrioti Skënderbeu Vllaznia