Sport20 Nëntor 2022, 18:39

“Katar 2022”/ Kjo është kombëtarja e më të pasurve të Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
“Katar 2022”/ Kjo është kombëtarja e më të

“Katar 2022”/ Kjo është kombëtarja e më të pasurve të Kupës së Botës

Kupa e Botës është skena e futbollistëve më të mirë në botë, pavarësisht se në çdo edicion jo të gjithë arrijnë të shkojnë atje.

Por cili është formacioni më i paguar i “Katar 2022”?

Sigurisht nuk mungojnë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, të cilët me shumë mundësi do të kenë shansin e fundit për të fituar trofeun që u mungon në karrierën e lavidshme.

Dominojnë lojtarët që luajnë në Premier Ligë, me 5 emra në këtë 11-she.

Franca është kombëtarja me më shumë prezenca (Mbape, Hernandez dhe Varan). Sulmuesi i PSG-së është lojtari më i paguar me 1.6 mln paund në javë.

Brazili ka dy lojtarë, Kasemiron dhe Nejmarin, ndërsa ka një vend për kombëtaret e tjera: Argjentina (Mesi), Portugalia (Ronaldo), Anglia (Arnold), Holanda (De Ligt) dhe Gjermania (Nojer).

Sport formacioni më i paguar i “Katar 2022” Kupa e Botës