Pas përfundimit të fazës së dytë, janë shitur 1.2 milion bileta për Kupën e Botës, “Katar 2022”, që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor të këtij viti. Ka qenë sekretari i përgjithshëm i Komitetit Organizativ, Hasan Al-Tauadi, ai që ka bërë të ditur këtë shifër në forumin ekonomik të Katarit.
Organizuesit kanë theksuar se deri më tani janë regjistruar 40 milion kërkesa për bileta: 17 milion gjatë fazës së parë dhe 23 gjatë fazës së dytë. Në total janë 3 milion bileta të disponueshme. 2 milion do të mund të blihen, ndërsa 1 milion i përkasin FIFA-s dhe partnerëve të saj.