Bota26 Shtator 2018, 19:08

Katar 2022, punëtorët nuk janë paguar prej muajsh

Shkruar nga Pamfleti
Katar 2022, punëtorët nuk janë paguar prej muajsh

Katar 2022, punëtorët nuk janë paguar prej muajsh

Dhjetëra emigrantë që kanë punuar në qytetin ku do të mbahet finalja e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar, nuk janë paguar prej muajsh, sipas një raporti të Amnesty International.

Një investigim i bërë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka zbuluar se një kontraktues në Lusail ka shkaktuar probleme, duke i mos nuk i ka paguar punëtorët, për shkak të disa problemeve financiare.

Katari mposhti ofertat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, për të organizuar turneun e Kupës së Botës në vitin 2022.

“Kontraktuesi Mercury MENA ka një borxh mijëra dollarësh ndaj punëtorëve, duke i lënë kështu ata të pastrehë dhe pa para”, shkruan Amnesty International.

Grupi thuhet se përbëhet nga 78 punëtore nga Nepali, India dhe Filipinet, dhe kompania ju detyrohet $2,000 (£1,520). Ministri i punës së Katarit ka deklaruar që nuk do të lejohet abuzimi i punëtorëve.

“Edhe pse ‘MENA’ nuk vepron në Katar, do të kryejmë një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen”. Nga ana tjetër, FIFA është distancuar nga episodi në fjalë, duke sqaruar që kjo situatë nuk ka lidhje me qeverinë botërore të futbollit.Tema

Bota Katar Punëtorët nuk paguhen prej muajsh