Sport25 Dhjetor 2022, 18:29

“Katar 2022” uli siparin me triumfin e Argjentinës, FIFA përcakton ‘7 mrekullitë’ e Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
“Katar 2022” uli siparin me triumfin e Argjentinës, FIFA

“Katar 2022” uli siparin me triumfin e Argjentinës, FIFA përcakton ‘7 mrekullitë’ e Kupës së Botës

Për FIFA-n, eliminimi i Portugalisë ndaj Marokut, në çerekfinale, ishte një nga momentet më të mira të Botërorit. Jo se i kualifikoi “Luanët e Atlasit” në gjysmëfinale, por sepse i futi marokenët në historinë e futbollit, pasi u bënë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale.

Përveç fitores epike të Marokut ndaj Portugalisë (1-0, goli i Josuf En-Nesiri në minutën e 42), FIFA zgjodhi edhe gjashtë momente të tjera të paharrueshme që ndodhën në Katar.

I tillë ishte edhe kualifikimi i Koresë së Jugut, që mundi Portugalinë (2-1) në raundin e fundit të ndeshjeve në Grupit H dhe pas bilbilit të fundit, qendroi në fushë me veshin në ndeshjen tjetër të grupit, Ganë-Uruguaji. Amerikano-jugorët fituan 2-0, por ishin një gol larg kalimit në fazën e 1/16 dhe koreanët festuan kualifikimin.

Epik ishte gjithashtu kualifikimi dhe fitoret e Japonisë ndaj Gjermanisë dhe Spanjës në Grupin E, fitorja befasuese e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës në ndeshjen hapëse të Grupit C, çerekfinalja Holandë-Argjentinë, me Uout Ueghorst që hyri dhe shënoi golat që çuan lojën në kohën shtesë.

Eshtë veçuar edhe dueli i golave ​​mes Mesit dhe Mbape në finalen, që përfundoi me fitoren e Argjentinës me penallti. Gjithashtu në histori është edhe Mohamed Muntar, shënuesi i golit të parë dhe të vetëm të shënuar nga Katari, vendi organizator, në një Botëror.

Sport FIFA Kupa e Botës