Sport24 Nëntor 2022, 13:08

Katar 2022/ Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit e nis me fitore Botërorin kundër Kamerunit

Shkruar nga Pamfleti
Katar 2022/ Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit e nis me fitore Botërorin

Zvicra e nis me “këmbë” të mbarë rrugëtimin në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa ia ka dalë të fitojë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kamerunit.

Përfaqësuesja zviceriane mori fitoren minimale 1-0 dhe momentalisht edhe kreun e Grupit G, ndonëse ende nuk është luajtur sfida mes Brazilit dhe Serbisë.

Nga ana tjetër Zvicra mundi që të marrë avantazhin dhe të shënojë golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 48’ kur Embolo shënoi pas një asisti nga Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë vlen të theksohet se edhe Granit Xhaka bëri një performancë të mirë në takimin debutues në Katar 2022.

Pas ndeshjes së parë Zvicra ka 3 pikë, ndërsa Kameruni ka zero pikë.

Sport "Katar 2022" Kamerun Zvicra