Franca ka kryer një fluturim nga Afganistani, duke evakuuar rreth 330 persona nga shteti i kontrolluar nga talebanët, njoftoi Ministria e Jashtme.
Autoritetet thanë se janë evakuuar 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona. Operacioni i evakuimit është lehtësuar nga Katari, që ndihmon ndërmjetësimin mes fuqive perëndimore dhe talebanëve në vitet e fundit.
Që prej 10 shtatorit, Franca ka evakuuar afër 400 afganë dhe 110 shtetas francezë nga Kabuli me ndihmën e Katarit, njofton Ministria e Jashtme franceze.
Franca dhe Katari kanë kryer një mision të përbashkët humanitar më 2 dhjetor për të dërguar pajisje mjekësore, ushqim dhe pajisje të tjera tek organizata ndërkombëtare që operojnë në Afganistan.
Në Afganistan ka pasur zvogëlim të ndihmës ndërkombëtare që prej momentit kur talebanët morën kontrollin e shtetit, në mesin e muajit gusht duke e çuar shtetin drejt një krize të rëndë humanitare. Agjencitë e ndihmës të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mbi gjysma e popullsisë së shtetit prej 38 milionë banorësh, mund të përballet me uri gjatë stinës së dimrit.