Raportohet se një anije e cila po transportonte emigrantë drejt vendeve të Europës është përmbysur në Detin Mesdhe e për pasojë kanë humbur jetën 43 persona.
Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, e cila ka njoftuar për mbytjen e anijes, ku ka thënë se ishte katastrofa e parë detare në 2021.
Njoftohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin nga Afrika Veriore për në Itali.
Ndërkohë 10 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në breg nga Sigurimi Bregdetar.
Anija, e cila u nis në orët e para të së martës nga qyteti Zaëya, thuhet se u përmbys për shkak të kushteve të këqija të detit kur motori i saj u ndal, vetëm disa orë pas nisjes.