Kampionët e Anglisë e dominuan krejtësisht ndeshjen duke patur një mbajtje mbi 70% të topit, por Bërnli u vendos shumë mirë mbrapa. Origi kishte mundësinë të kalonte vendasit në avantazh në minutën e 43, por gaboi gjithçka i vetëm me portierin.
Salah nuk ia doli të shënonte një rast ideal, ndërsa miqtë nuk falën. Miqtë fituan një penallti që u kthye në gol nga Barnes në minutën e 83.
Me këtë suksese, Bërnli ngjitet në vendin e 16 me 19 pikë, ndërsa Liverpuli mban vendin e 4 me 34 pikë.