Sport28 Janar 2023, 17:32

Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

Shkruar nga Pamfleti
Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe

Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e sotme javën e 13 me disa rezultate surprizë dhe me rrokada në krye. Dinamo me fitoren 2-1 ndaj Luzit vazhdon i qetë kryesimin me 27 pikë. Flamurtari, tre javë më parë ishte në vendin e parë, ndërsa pas tre ndeshjeve pa fitore sëbashku me humbjen e sotme ndaj Apolonisë, bie në vendin e katërt.

Skënderbeu nuk gaboi përballë Lushnjes në Korçë, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Po me të njëjtin rezultat fituan edhe Burreli kundër Besës dhe Korabi përballë Besëlidhjes.

Apolonia dhe Burreli janë në zonën e Play-Out pas fitoreve të tyre repsektive ndërsa në zonën e rënies mbeten, Oriku, Lushnja, Turbina dhe Besëlidhja.

Rezultatet e javës së 13 të Kategorisë së Parë:

Dinamo  2-1 Luzi 2008

Burreli   1-0  Besa

Besëlidhja   0-1   Korabi

Oriku   0-0   Tërbuni

Skënderbeu    2-0  Lushnja

Apolonia    1-0   Flamurtari

Tomori   2-0   Turbina

Sport Dinamo Flamurtari Kategoria e Pare Skënderbeu