Sport 6 Shkurt 2023, 21:18

Kategoria Superiore/ Tirana rikthehet te fitorja dhe “blindon” kreun, Partizani “bie” përballë Laçit në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Kategoria Superiore/ Tirana rikthehet te fitorja dhe “blindon”

Tirana e ka lënë pas atë disfatë me Kukësin javën e kaluar dhe është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët gjetën golin me Përgjonin që në sekondat e para. Gjithsesi reagimi i rrogozhinasve nuk zgjati, pasi në minutën e 10’ ishte Daumena që barazoi shifrat përkohësisht.

Në minutën e 66’, Hasani arriti të realizonte në gol një penallti për të kaluar sërish në avantazh. Reagimet nga rrogozhinasit nuk munguan, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm në të shumtën e rasteve duke mos pësuar më gol. Në minutat shtesë, Bekaj u desh të linte bardheblutë me 10 lojtarë pas një dëmtimi dhe në portë u fut Përgjoni, i cili u bë protagonist me një pritje deçizive.

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditje me 37 pikë, ndërsa për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, duke qëndruar në vendin e 5-ë me 27 pikë.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e Superiores mes Partizanit dhe Laçit rezervoi surpriza. Partizani ka harruar fitoren. Të kuqtë kanë 5 ndeshje radhazi pa fitore teksa sot u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Laçi. Kjo humbje i ka bërë nder Tiranës e cila ka thelluar në 6 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm.

Sa i përket ndeshjes, Partizani kaloi i pari në epërsi me Da Silvan në minutën e 28-të, por miqtë përmbysën rezultatin me Turkaj 45+3′ dhe Shkurtaj në minutën e 66-të.

Me këtë rezultati Partizani ndodhet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e 3-të me 29 pikë.

Sport Partizani Superiorja Tirana