Sport25 Janar 2023, 16:52

“Katër protestues kërcënuan rojet e sigurisë”, një mbështetës pro-rus shfaqet me simbolin “Z” në Australian Open

Shkruar nga Pamfleti
“Katër protestues kërcënuan rojet e sigurisë”,

“Katër protestues kërcënuan rojet e sigurisë”, një mbështetës pro-rus shfaqet me simbolin “Z” në Australian Open

Një protestues pro-rus u pa i veshur me një bluzë me simbolin e diskutueshëm “Z” në Australian Open.

Burri u pa në tribunat në Melburn Park gjatë fitores në çerekfinale të Novak Xhokoviç ndaj Andrej Rublev.

Kjo ndodhi pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte një fans në shkallët e Rod Laver Arena duke mbajtur lart një flamur rus me imazhin e Presidentit Vladimir Putin mbi të.

Organizatorët e turneut “Tennis Australia” kanë thënë se katër mbështetës në Australian Open me “flamuj dhe simbole të papërshtatshme”, tani po merren në pyetje nga Policia e Viktorias.

“Katër persona në turmën që po dilnin nga stadiumi zbuluan flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë. Policia e Viktorias ndërhyri dhe po vazhdon t’i marrë në pyetje,” tha Tennis Australia në një deklaratë.

“Rehatia dhe siguria e të gjithëve është prioriteti ynë dhe ne punojmë ngushtë me sigurinë dhe autoritetet.”

Sport Andrej Rublev Australia Open Novak Xhokoviç