Sport22 Korrik 2022, 15:19

Katër skuadra në Ligën e Konferencës, klubi i Bundesligës kërkon përjashtimin e ekipeve bjelloruse nga Europa

Shkruar nga Pamfleti
Katër skuadra në Ligën e Konferencës, klubi i

Katër skuadra në Ligën e Konferencës, klubi i Bundesligës kërkon përjashtimin e ekipeve bjelloruse nga Europa

Lufta në Ukrainë vazhdon të jetë një çështje shumë e nxehtë edhe në botën e futbollit. Pas përjashtimit të skuadrave ruse në kompeticionet ndërkombëtare si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ushtria e këtij vendi, është kërkuar edhe përjashtimi i skuadrave nga Bjellorusia, një shtet i cili po mbështet në mënyrë aktive iniciativën ushtarake të Vladimir Putinit.

Kërkesat deri më tani kanë qenë verbale, por në fund ka ardhur edhe një me shkresë zyrtare që është depozituar në UEFA. Klubi i Këlnit, pjesëmarrës në këtë edicion në Ligën e Konferencës, i ka bërë kërkesë UEFA-s që të përjashtojë të gjithë klubet bjelloruse, me të njëjtin parim të ndjekur për ato ruse, për shkak të përfshirjes së vendit të tyre.

Këlni merr pjesë në play-off të Ligës së Konferencës në këtë edicion dhe një kundërshtar i mundshëm mund të jetë nga Bjellorusia që ka 4 skuadra në garë: BATE Borisov, Gomel, Shakhtior Soligorsk dhe Dinamo Minsk.

Sport Këlni skuadra e Bundesligës UEFA