alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kavajë/ Dorëhiqet Luan Lusha, gjyqtari që vodhi 10 500 m2 tokë dhe ndërtoi resort 3000 m2 buzë detit… me pensionin e nënës  

18/06/2021, 12:07
ne Kryesore
A A
Kavajë/ Dorëhiqet Luan Lusha, gjyqtari që vodhi 10 500 m2 tokë dhe ndërtoi resort 3000 m2 buzë detit... me pensionin e nënës  

 Pas disa ditësh, do ta shohim avokat/ Me dorëheqjen e këtij pazarxhiu, drejtësia shpëtoi edhe nga një gjyqtar tjetër i strukturës së vjetër mafioze; por KLGJ, ILD e SPAK, nuk duhet të lejojnë që ky gjyqtar, duke ikur nga detyra, të shpëtojë pasuritë e vëna me vjedhje të tokave publike dhe me shpërdorim detyre në favor të botës së krimit e korrupsionit

Sot, datë 18 qershor, ora 10:30, Kryetari i Gjykatës së Kavajës, “plepisti” Luan Lusha, duhej të ishte paraqitur në seancën e “Veting”, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka njoftuar se ai ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Nuk ka paraqitur arsye familjare apo shëndetësore, por e ka tmerruar dosja e mbushur me zullume pasurore e abuzime të rënda gjatë ushtrimit të detyrës, sidomos me gjyqet në favor të zyrtarëve grabitës të tokave bregdetare e lirimit të trafikantëve.

Në dosjen hetimore të rivlerësimit që ka bërë komisioni i “Veting”-ut, rezulton se 40% e abuzimeve dhe aferave korruptive të këtij gjyqtari janë denoncuar prej 2 vitesh nga “Pamfleti”, mes tyre dhe raporti Nr. 282, datë 10.12.2019 i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sa për kujtesë, ‘plepisti’ Luan Lusha, është gjyqtari që sipas dosjes së prokurorisë, ka falsifikuar formularët e ndarjes së tokës në Komunën Luz-Kavajë, duke vjedhur 10 mijë e 500 m2 tokë pronë shteti në bregdet, ndërkohë që kishte marrë 12 mijë e 273 m2.

Me milionat që ka siguruar nga korrupsioni gjatë detyrës si gjyqtar e drejtues gjykate në Kavajë, Luan Lusha ka ndërtuar vila, hotele, restorante, 2 zyra avokatie në Durrës-Kavajë dhe ka blerë makina luksi e 8 apartamente në Tiranë, Durrës, Kavajë për vete dhe fëmijët.

Për të fshehur burimin e zi të pasurive që ka grumbulluar, krye-gjyqtari Luan Lusha është bërë aq qesharak, sa ka deklaruar në ILDKP, se resortin “Palma” 3000 m2 buzë detit në Spille-Kavajë e ka ndërtuar me kursime nga paga e djalit 40 mijë lekë si punonjës shteti dhe me pensionin invaliditetit 9900 lekë të nënës së tij.

Ndërsa për 8 apartamentet në Tiranë, Durrës e Kavajë e për 1 vilë në Himarë, gjyqtari Lusha, deklaron se i ka blerë me kursimet nga paga e tij gjatë 15 viteve të fundit dhe nga puna e gruas si shitëse nw tezga gjatë sezonit të plazhit, pa llogaritur 4 lokale nën pallate brenda qytetit të Kavajës.

Llogaritë e bëra, konfirmojnë se dhe sikur Luan Lusha, të mos kishte shpenzuar asnjë qindarkë nga paga për 20 vite si gjyqtar, mund të blinte vetëm 2 apartamente; mirëpo pasuria e tij e luajtshme dhe e paluajtshme ia kalon dhe pasurisë së ‘plepistit’ Gjin Gjoni e ish krye-prokurorit Petrit Fusha.

Kështu e ka deklaruar burimin e financimit, jo vetëm Luan Lusha për efekt “Veting”-u; por edhe djali i tij Emin Lusha në KLGJ në muajin dhjetor 2019, kur kandidoi për gjyqtar si babai, por nuk u emërua, mbasi iu quajtën pasuri nga burime të paligjshme dhe fshehje të tyre.

Vërtet Luan Lusha dha dorëheqjen, por KLGJ, ILD e SPAK, duhet të fillojnë procesin penal si ndaj Adriatik Llallës, që ky gjyqtar pasanik  të mos shpëtojë pasuritë e vëna me vjedhje tokash publike dhe shpërdorim detyre, në favor të botës së krimit e korrupsionit./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Baba për herë të gjashtë me një nga partneret e tij, dalin fotot e binjakëve të Nick Cannon

Mali i Zi njeh me ligj gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë, dënon veprimet dhe politikat që e mohojnë

Mali i Zi njeh me ligj gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë, dënon veprimet dhe politikat që e mohojnë

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In