Aktualitet 3 Shkurt 2019, 16:26

Kavajë, e mitura u përdhunua me anë të shantazhit, prindërit zbuluan videon që mbante peng vajzën

Shkruar nga Pamfleti
Kavajë, e mitura u përdhunua me anë të shantazhit,

Kavajë, e mitura u përdhunua me anë të shantazhit, prindërit zbuluan videon që mbante peng vajzën

Zbardhen detaje të reja rreth ngjarjes së tmerrshme në Kavajë ku një 14-vjeçare u përdhunua nga 12 të mitur.

Mësohet se e mitura ka qenë në një marrëdhënie intime me njërin prej abuzuesve, dhe ka qenë pikërisht ky i fundit i cili e ka shantazhuar përmes një videoje të realizuar gjatë marrëdhënies së tyre seksuale, që të kryente marrdhëne edhe me miqtë e tij.

Me anë të shantazhit, që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme.

Kanë qenë pikërisht prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar policinë.

7 nga 12 të miturit janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Kavajës, pas denoncimit 14-vjeçares se në kushtet e shantazhit ka kryer në periudha të ndryshme kohore marrëdhënie seksuale me to. 

14-vjeçarja e ka bërë kallëzimin për 12 bashkëmoshatarë më datë 29 janar në Komisariatin e Policisë Kavajë, ndërkohë që autoritetet e kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vetëm mbi 7 nga 8 për të cilët ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi njëri prej tyre nuk është gjendur në banesë. Ky i fundit është shpallur në kërkim. 

Aktualitet 14 vjecarja Kavajë perdhunim