Pasditen e sotme, një 83-vjeçar është plagosur pasi duke drejtuar motorin ka goditur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bogovë të Kavajës. Bëhet me dije se i moshuari S. M. ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.