Sport11 Janar 2023, 15:36

Kavanit nuk i del e “keqja” me zhgënjimin në Kupën e Botës: Të arrestohet arbitri që na eliminoi nga ‘Katar 2022’

Shkruar nga Pamfleti
Kavanit nuk i del e “keqja” me zhgënjimin në Kupën e

Kavanit nuk i del e “keqja” me zhgënjimin në Kupën e Botës: Të arrestohet arbitri që na eliminoi nga ‘Katar 2022’

Zhgënjimi për dështimin e Uruguajit për të arritur në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar është ende i ndezur për Edinson Kavanin. Sulmuesi i Valencias sulmoi ashpër Daniel Zibert, arbitri që drejtoi ndeshjen mes “Celeste” dhe Ganës në fazën e grupeve.

Uruguaji i trajnerit të atëhershëm Diego Alonso arriti të fitojë 2-0 ndaj Ganës në ndeshjen e fundit në grup, por u eliminua nga suksesi i Koresë së Jugut ndaj Portugalisë. Gjyqtari Zibert u kontestua shumë nga amerikano-jugorët, veçanërisht për mosakordimin e dy penalltive, pavarësisht përdorimit të VAR.

“Matador” doli i tërbuar dhe para se të shkonte në dhomat e zhveshjes shkatërroi monitorin e VAR-it. Për atë gjest, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një dosje. Duke folur për “Cadena Ser”, ish-lojtari i Palermos dhe Napolit në Serinë A e drejtoi gishtin sërish nga Zibert:

“Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas.”

Sport Edinson Kavani Kupa e Botës Uruguaji