Anti-Mafia28 Tetor 2022, 11:56

Kazino “Marina Bay”-Vlorë e kartelit El Chapo; ortakë Besnik Lulaj e Luftar Hysa me 12 milionë USD “të zeza” nga Sinaloa

Shkruar nga Pamfleti

Kazino “Marina Bay”-Vlorë e kartelit El Chapo; ortakë Besnik Lulaj e Luftar Hysa me 12 milionë USD “të zeza” nga Sinaloa

Dokumente që provojnë lidhjet me grupin mafioz italo- meksikan të drogës e kazinove në Palermo/ Më 4 tetor 2020, anëtarët e kartelit “Sinaloa” Luftar Hysa e Besnik Lulaj u takuan në Kryeministri me Edi Ramën, ndërsa më 22 dhjetor 2020, ministrja Anila Denaj u firmosi licencën e kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay”-Vlorë, që është kthyer në “rezidencë” e pastrimit të parave.

Pas plasjes së skandalit, që dy anëtarë të kartelit meksikan “El Chapo”, Besnik Feçor Lulaj dhe Luftar Ali Hysa ishin takuar me Edi Ramën në Kryeministri; njeri prej tyre, Luftar Hysa, sqaroi në “TV-Klan”, se me Kryeministrin u takuan për të bërë një libër rreth ndryshimeve në Shqipëri.

Mirëpo rezulton, se nga ai takim i dyshes Lulaj- Hysa të kartelit “El Chapo” me Kryeministrin e kartelit “Rilindja”, nuk ka dalë asnjë libër, por vetëm pazari për një licencë kazinoje, në resortin “Marina Bay” Vlorë me pronar trafikantin Besnik Lulaj.

Më konkretisht takimi Rama- Lulaj- Hysa në kryeministri është bërë me 2 tetor 2020, ndërsa licenca për kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay”- Vlorë, është dhënë dy muaj e gjysmë më pas, më 22 dhjetor 2022 e firmosur nga ish-ministrja Anila Denaj.

Pronar të kësaj kazinoje, janë firma “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt me 99% të kapitalit dhe 1% e ka firma “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W”, me pronar Luftar Hysa, të dy këta, të lidhur dhe në 3 biznese të tjera në Shqipëri.

Sipas kontratës e Regjistrit Tatimor, kapitali i kazino “Entertaimnet & Gaming” te resorti “Marina Bay”- Vlorë është 12 miliardë lekë të vjetra, të sjella nga ‘Sinaloa’ e Meksikës, ku vëllezërit “Hysa” kanë aktivitetin e miliardave të El Chapos.

Megjithëse këto 12 miliardë lekë i ka sjellë nga Meksika, Luftar Hysa, ka vetëm 120 milionë lekë kapital te kazino “Marina Bay”, ndërsa Besnik Lulaj ka 11.88 miliardë lekë.

Kjo çudi miliardëshe, që është bërë investim kazinoje dy muaj e gjysmë pas takimit me kryeministrim Rama, duhet hetuar në këto dy pista:

Por edhe nëse thuhet, se Luftar Hysa, gjoja ia ka dhuruar trafikantit Besnik Lulaj, nuk mund të besohet, për faktin se nuk janë 12 milionë lekë, por 12 miliardë lekë, të sjella nga Sinaloa në Vlorë, enkas për të hapur kazino.

Madje kanë sjellë edhe femra “punonjëse” meksikane, braziliane, ruse e polake, por të pa deklaruara me në polici, paçka se policia e Vlorës i di, madje në disa ahengje konfidenciale, ato kanë djersitur dhe Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Koço Kokëdhimën, Artan Lamen etj.

Transfertat e 12 miliardë lekëve nga Meksika në Shqipëri, i ka bërë Luftar Hysa me disa çeqe në intervale 5-6 ditë pas takimit me kryeministrin Rama dhe para marrjes së licencës për kazino, ndërsa pronar i 99% të kësaj vlere,  figuron Besnik Lulaj.

Si maskë të tij në pronësinë reale të kazinos  te resorti “Marina Bay” në Vlorë, “lavatriçja” Luftar Hysa i kartelit “Sinaloa”, ka përdorur firmën “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W”, që në fakt është një rrjet kazinosh në pronësi të kartelit “El Chapo” e mafies italiane në Palermo. (vijon)./Pamfleti

Anti-Mafia #12 milionë USD “të zeza” nga Sinaloa #Besnik Lulaj #Kazino “Marina Bay”-Vlorë e kartelit El Chapo Luftar Hysa ortake