Anti-Mafia16 Shkurt 2023, 10:50

Kazino “Space+” te kulla e stadiumit, 2 vite jashtë sistemit tatimor, rrihet e shkarkohet inspektori që i kërkoi bilancet

Shkruar nga Pamfleti

Kazino “Space+” te kulla e stadiumit, 2 vite jashtë sistemit tatimor, rrihet e shkarkohet inspektori që i kërkoi bilancet

Brenda kazinosë, pa licencë nga Banka e Shtetit ushtron aktivitet këmbimi valutor, dhënie kredi, transferta financiare, bar-restorante e njësi tregtare të veçanta, por për asnjë nuk paguan detyrime tatimore, mbasi me urdhër të ish- ministres së Financave, Anila Denaj në muajin gusht 2021, është përjashtuar nga taksat për 10 vite, me argumentin se ka punësuar mbi 50 punonjës, duke e trajtuar kazinonë si “Investim strategjik”, kur është biznes bixhozi

Me biznes të filluar “de facto” në muajin mars 2020, por e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me 18 qershor 2021, kazino “SPACE+SH.A” e oligarkut Idajet Ismailaj te kulla e stadiumit “Air Albania”, vazhdon aktivitetin pa kaluar në sistemin tatimor.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Prej 2 vitesh, kjo kazino e “bekuar” nga Edi Rama, si ortak ilegal brenda pjesës 99% që ka Idajet Ismailaj, nuk paraqet asnjë bilanc në tatime, fakt që tregon se nuk paguan asnjë detyrim tatimor.

Për shkak të lidhjeve personale e në interesa me kryeministrin fuqiplotë si “pronar” i shtetit, kazino “SPACE+SH.A” është përfshirë si pjesë përbërëse e aktivitetit të “Arena  Center”, ku bënë pjesë dhe hotel “Marriott” te kulla e stadiumit.

Ndryshe nga 4 kazinotë e tjera në hotele më “5 Yje” në Tiranë, kazino “SPACE+SH.A” e Idajet Ismailajt nuk kryen asnjë veprim detyrues fiskal me tatimet, madje as me doganat për importin e pajisjeve të lojërave të fatit.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave që ka në vartësi tatimet, skandali i informalitetit fiskal, thellohet më tej, me faktin se pa licencë nga Banka e Shtetit, brenda kazinosë ushtron aktivitet këmbimi valutor, dhënie kredi, agjenci transfertash financiare brenda e jashtë Shqipërisë dhe bar-restorante e njësi tregtare, si gjoja pjese e hotelit “Marriott” e kompleksit “Arena Center”.

Por për asnjë, oligarku Idajet Ismailaj nuk paguan detyrime tatimore, mbasi me urdhër të ish-ministres së Financave, Anila Denaj në muajin gusht 2021 para se të ikte nga detyra, këto aktivitete ilegale janë përjashtuar nga taksat për 10 vite, me argumentin se ka punësuar mbi 50 punonjës.

Pra, kazino “SPACE+SH.A” e oligarkut Idajet Ismailaj, pa asnjë dyshim me urdhër të Edi Ramës; po trajtohet me ligjin e “Investimeve Strategjike”, kur realisht është biznes bixhozi, ku shkojnë e hedhin milionat e vjedhura ministrat, deputetët, kryebashkiakët, drejtorët dhe trafikantët.

Po pavarësisht këtij favori me vlerë miliona lekë që i ka bërë kryeministri, pronari i kazino “SPACE+SH.A”, ka detyrim të paraqesë bilancet për të ardhurat, shpenzimet, fitimet e humbjet.

Këtë detyrim ligjor, tentoi ta zbatonte në muajin dhjetor një prej inspektorëve të tatim paguesve të mëdhenj, duke i dërguar kazino “SPACE+SH.A”, shkresën për të dorëzuar bilancet e vitit 2020 e 2021 brenda datës 31 janar 2023 dhe bilancin e vitit 2022 brenda datës 31 mars.

Por inspektorin tatimor e kanë shtruar në dajak “të fortët” e Arenës së oligarkut Idajet Ismailaj, ndërsa drejtori i tatimeve, Ceno Klosi e përzuri nga puna, ngaqë zbatoi ligjin dhe guxoi i kërkoi bilancet kazinosë së mikut të kryeministrit./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #2 vite jashtë sistemit tatimor #Kazino “Space+” te kulla e stadiumit #rrihet e shkarkohet inspektori që i kërkoi bilancet