alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

Zoti ministër i Drejtësisë, ja si drejtësia bëhet mburojë e krimeve me autorë oligarkët/ Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj e ka çuar dosjen penale për gjykim qysh më 1 mars 2022, por shefat e Gjykatës së Tiranës nuk po e dorëzojnë  për nisje procedure e vendim te Dhoma Penale, me qëllimin e vetëm që të kalohet afati ligjor e çështja të pushohet, ndërkohë që 143 dosje pas saj janë shortuar e janë futur në proces gjykimi

Në sirtarët e Gjykatës së Tiranës, prej 4 muajsh është kyçur e nuk po çohet në Dhomë Penale për fillim procedure gjykimi për “Çështja Penale Nr. 828.2020”, në ngarkim të grupit “Joti” që ka vjedhur 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH e shitjes së cigareve.


-Lexo edhe:

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Këto fatura, janë lëshuar nga dy bizneset fantazma “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION” të oligarkut Grigor Joti, kapur para 1 viti e kallëzuar penalisht nga KLSH edhe për çokollatat dhe akulloret e importit me etiketa false, të skaduara e me substanca kimike.

Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Rolond Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse.

Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho” e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit të tatimeve, rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH.

Jo vetëm kaq, por sipas prokurorit Bledar Valikaj, gjatë periudhës kur dy firmat “Inter Distribution Services Shpk” e “INTER TRADE&DISTRIBUTION Shpk” të oligarkut  Grigor Joti kanë lëshuar faturat false për 4.5 milionë Euro TVSH në emër të subjektit “Lindita Spaho-Person Fizik”, kjo ka qenë e ç’regjistruar si aktivitet.

Pasi ka provuar vjedhjen edhe me dokumente tatimore, më 1 mars 2022 prokurori Bledar Valikaj ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, “Dosjen nr. 828/2020” me të pandehur Roland Joti, Ana Zervoi, Alban Ulkashej, Dritan Bylyku.

Si ortakë dhe drejtues të firmave “Inter Distribution Services” e “INTER TRADE&DISTRIBUTION”, biznese të grupit “InfoSoft” me pronar oligarkun Grigor Joti, këta kanë kryer veprën penale “Fshehje e të ardhurave” e “Falsifikim të dokumenteve tatimore në bashkëpunim”, me pasojë 4.5 milionë Euro vjedhje.

Ata janë çuar për gjykim qysh më 1 mars, por shefat e Gjykatës- Tiranë nuk po e kalojnë dosjen në Dhomë Penale e short, megjithëse është tejkaluar afati i nisjes së procedurës, ndërkohë që 143 dosje të tjera penale, të çuara pas dosjes “Joti”, janë shortuar e janë futur në proces gjykimi.

Ka zëra, se dosja e vjedhjes 4.5 milionë Euro nëpërmjet mashtrimit tatimor me TVSH-në e cigareve, bërë nga firmat “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE & DISTRIBUTION” do mbahet kyçur e do lihet në harresë, deri sa të kalojë afati ligjor i gjykimit dhe… do pushohet.

Mos harroni! Janë bizneset e oligarkut Grigor Joti, ndërsa organizator i këtij krimi është vëllai i tij Roland Joti, por kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që vjedhin me fatura false të TVSH.

Madje batërdi me faturat false të TVSH, Grigor Joti ka bërë dhe me firmat e tjera “IMLS Shpk”, “Interbrands shpk” e “Investment Joti- Infosoft Group”, për të cilat, shefat e tatimeve i fsheshin, ndërsa ne do t’i publikojmë në vijim./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Bota

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

12/08/2022, 21:00
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Kryesore

Tronditet Mali i ZI/ Një person hap zjarr ndaj qytetarëve, 11 të vdekur dhe disa persona të plagosur

12/08/2022, 19:14
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
 Ilir, paske pi i çik, o jetë...!
Editorial

 Ilir, paske pi i çik, o jetë…!

12/08/2022, 14:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In