
Gërhitja e Luizit gjithë natën përveçse i ka lënë banorët pa gjumë ka shkaktuar edhe debat, sidomos mes dy miqve Oltës dhe Amosit.
Amosi e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit.
Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës , por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin.
“Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur”, i kthehet ai Oltës.
“Unë të kam mbrojtur për të gjitha gomarllëqet që ke bërë , dhe ti zgërdhihesh këtu”, thotë Amos më tej.
Debatet
Amos: Po kur të tha s’ më la me fjet pse të erdhi me qesh? Të kam dëgjuar me veshët e mi, kur e pyete këtë robin ca do Amosi atje. Këtu.
Olta: Je në terezi mo? Ça është kjo po bën kshu ti mo ca janë këto kërcënime?
Amos: po ta bëj pra ta bëj, pse qekan kërcënime?
Olta: Më sqaro një herë ça je duke thënë?
Amos: Ja ta them unë. Kush është ai atje?
Amos: Prit pra. Amosi. Po pse po fle atje?
Olta: E ke gabim jam çu e para unë
Olta: E të erdha afër e vëllai i madh më tërhoqi vëmendjen kujtova thashë shkova se pashë Amosin e kujtova mos ishe sëmurë.
Amos: Po lëri mo këto po ca kishte për të qeshur se nuk mora vesh.
Olta: Si lëri këto? Qesha se tha ai u mblodhën të gjithë te koka ime.
Amos: Po të dëgjova me veshët e mi, i bie që të të besoj ty e jo veshëve të mi Olta? E nxore që tani ëëë? ha ha ha ha
Rikthehet debati
Drejtimi i gishtit nga Amosi e ka acaruar shumë Oltën, e cila e ka marrë si kërcënim.
Olta: Këtë gishtin, ke bere figurë të keqe, kërcënove shoqen tënde, që i kemi dhën premtinmin njëri tjetrit…
Amos: Kemi thënë dhe që do zihemi!
Olta: Po është turp ta bësh atë me gishtin, çdo gruaje!
Amos: Mos më përdor kartën e gruas
Olta: Ore më tmerrove, më intimidove!