Politike14 Prill 2022, 22:35

“Ke dhënë shumë djersë, je rraskapitur për demokratët”, Bardhi dhe Bozdo sherr në emision

Shkruar nga Pamfleti
“Ke dhënë shumë djersë, je rraskapitur për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka pasur një debat të ashpër me demokratin Enno Bozdo. Ata ishin të ftuar në emisionin “Top Story” dhe shpërthyen replikat sa i takon situatës në parti dhe shkarkimeve që kanë nisur në Shkodër nga kryebashkiaku Bardh Spahia. Sekretari i PD e cilësoi hakmarrje shkarkimin e administratorëve.

Bardhi: Secili ka marrë fjalën në parti në mbledhje dhe ka ngritur këtë shqetësim. I janë drejtuar Berishës se po bën thirrje për të shkarkuar nga detyra demokratë vetëm se kanë qen krah PD në 6 mars.

Bozdo: Për shkarkimet në Shkodër përgjigjet kreu i Bashkise. Ju keni përjashtuar njerëz nga grupi vetëm se shkonin pas Berishës. Prandaj kemi mbërritur këtu prandaj…keni bërë maskër me Kryesinë dhe me Këshillin.

Bardhi: Ti nuk e di ça ka ndodhur në mbledhje. Mos lexo mesazhe se tallen me ty. Nuk flet ti në shumicë të demokratëve, shko njeherë të të votojnë demokratët.

Bozo: Mos e ço personale.

Bardhi: Ti po ti, ke marrë me djersë në fakt. Ke vuajtur shumë. Ke dhënë shumë djersë, djersa vu, je rraskapitur për interesin e demokratëve. Unë kam kaluar netë pa gjumë. Dje Helidon Bushati ka ngritur këtë shqetësim në mbledhje, kryetarë grupseksionesh po shkarkohen në Shkodër për hakmarrje politike. Këtë ka thënë Bushati dje. Ti vjen këtu i papërgatitur dhe lexon këtu ça të thonë. Burimi tallet me ty live. Unë kam mbështetur vendimin për pezullimin e Berishës.

Politike #Bozdo Bardhi