Kulture 7 Qershor 2022, 18:57

Kë do të zgjedhë Elva Margariti në krye të Operas? 7 kandidatët prezantojnë platformat

Shkruar nga Pamfleti
Kë do të zgjedhë Elva Margariti në krye të Operas? 7

Brenda 5 ditësh Teatri i Operas dhe Baletit do të ketë një drejtues të ri. Pas largimit të Zana Çelës në mënyrë të dyshimtë dhe zvarritjes së garës, duket se procesi ka mbërritur në fazën finale. Sot 7 kandidatët kanë prezantuar platformat e tyre për menaxhimin e TOB.

Zana Çela po ashtu kërkon një mandat të dytë.

Emra të tjerë në garë janë: Arben Skënderi, Josif Gjipali, Tomorr Kokona, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina dhe balerina Adela Muçollari.

Me 29 Mars Ministria e Kulturës vendosi të hapet garën, duke e shtyrë afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 Maj. Sipas informacioneve fituesi del brenda 5 ditësh.

Kulture #opera Margariti