Politike 4 Maj 2022, 19:27

“Ke vënë gjoba, turp të kesh”, shpërthen sherri mes demokratëve në emision

Shkruar nga Pamfleti
“Ke vënë gjoba, turp të kesh”, shpërthen sherri

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Endira Bushati dhe kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika kanë pasur një debat të fortë mes tyre në një studio televizive.

Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH 24, pro diskutimi ka precipituar në sulme e akuza.

Pjesë nga debati në studio:

Nebil Çika: Akti më i madh që ka bërë kjo zonja këtu është gjoba prej 1 mln eurosh për Shijak TV. Ishte i vetmi televizion militant i PD.

Endira Bushati: Prit se po e kthen personale. E para të kesh turp se ke ardhur në zyrën time më ke kërkuar punë.

Nebil Çika: Unë të kam kërkuar punë?

Endira Bushati: Nuk është e vërtetë kjo?

Nebil Çika: Turp të kesh!

Endira Bushati: Ti ke ardhur në zyrën e AMA-s dhe ke kërkuar punë. Se të ka ngelur hatri pse s’të kam gjetur ty punë kjo është tjetër punë.

Nebil Çika: Unë nuk kam kërkuar dhe nuk kam bërë asnjëherë punë në shtet.

Endira Bushati: Ti nuk ke qenë në zyrën time, ti nuk ke qenë në zyrën time? Qenke i pafytyrë! Ti ke qenë në zyrën time dhe më ke kërkuar punë!

Politike #Cika Bushati sherr