
Kejvina Kthella reagon pas daljes nga BBV dhe e nis me ‘filozofi’: Shpulla që i dhashë Luizit më nxori nga ajo çmendinë
Modelja Kejvina Kthella, e cila doli nga shtëpia e BBV2 pa u futur ende mirë, ka reaguar më në fund pas daljes nga shtëpia e famshme. Me anë të një Story të gjatë në Instagram, bjondja bukuroshe i kërkon falje fansave të Luizit për shpullën që i dha këtij të fundit, por aspak këngëtarit. Madje, deri diku, ndihet mirë për shpullën që i ka dhënë, sepse falë atij gjesti, ajo doli nga shtëpia, që tani e quan një çmendinë:
‘Jeta vazhdon…, edhe nëse “vdesim”
Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht nuk jam penduar, kurrsesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”! Në fakt, shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa spulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës! Meqë Luzi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes sime, janë vetëm ata, Fansat!’, përfundon Kejvina, e cila mesa duket ka parë se sa urrejtje ka tërhequr pas vetes falë atij gjesti.
Por, modelja e Dubait, mesa duket nuk mban mend dhunën psikologjike që ushtronte çdo ditë ndaj Luizit, aq sa e ktheu këtë të fundit në një ‘hero’. /Pamfleti