Politike16 Nëntor 2022, 13:45

Këlliçi i publikon Veliajt videon: Ky mashtron edhe Papën

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi i publikon Veliajt videon: Ky mashtron edhe Papën

Në profilin e tij të Facebook, kandidati i Primareve, Belind Këlliçi, ka publikuar një video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, teksa takohet me Papa Françeskun.

Në video shihet Veliaj, teksa i jep dorën Papës dhe i thotë: Jemi takuar në Tiranë, kam organizuar vizitën tuaj të parë.

Ndërsa Këlliçi videon e shoqëron me postimin:

 “Ky mashtron edhe Papën!

Prezantohet si kryebashkiaku që priti Papa Françeskun në Tiranë, në shtator 2014. Veliaj e ka marrë detyrën në korrik 2015.

Zyrtarisht mashtrues ndërkombëtar dhe i pafe.

Promovimi i mashtruesëve ordinerë në funksione të larta publike ka vrarë shpresat e shumë të rinjve të mirëarsimuar që duan të hyjnë në mjedisin hermetik politik.

Është modeli Veliaj, i dokumentuar në mashtrim me zë dhe figurë, që ka ulur besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi, fjala dhe angazhimi publik.

Erion Veliaj është një referencë negative për këdo që beson tek merita, puna me djersë dhe konkurrenca e gara e brendshme partiake.”, përfundon postimi i Këlliçit. /Pamfleti

Politike Erion Veliaj mashtrim Papa Françesku