Politike23 Qershor 2022, 22:47

“Këlyshi u bë buçe”, Kryemadhit nuk i del inati me Bashën: Na vodhi mandatet, bëri pazar me gjakun e LSI

Shkruar nga Pamfleti
“Këlyshi u bë buçe”, Kryemadhit nuk i del inati me

Monika Kryemadhit duket se nuk i del inati Lulzim Bashën, i cili e fundosi LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Basha e la jashtë listave të përbashkëta dhe partia e presidentit mbeti me 4 deputetë.

Në “MCN”, Kryemadhi e akuzoi Bashën se me ndihmën e numëruesve të tij ndryshuan fletët e votimit në dëm të LSI duke i kushtuar kështu 4 deputetë.

A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së. I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu” tha ajo.

Kryetarja e LSI-së, tha se opozita gaboi që i dha Bashës rolin e liderit të opozitës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se opozita nuk duhej t’i besonte një njeriu, të cilit nuk i besonte as partia e vet.

Një nga momentet më të rëndësishme për opozitën janë zgjedhjet lokale. Lulzim Basha ishte peng. Në gjithë këtë histori nuk mund të justifikojmë se i ka fajet Lulzim Basha. Kemi edhe ne faj që i dhamë besim. Një njeri që nuk e pranonte partia e vet për lider, ne donim ta bënim lider të opozitës”, shtoi ajo.

 

Politike Akuzon Bashën Kryemadhi