Ekonomi29 Shtator 2022, 09:01

Këmbimi valutor/ Euro bie në nivelet më të ulëta historike, dollari shënon vetëm rritje

Shkruar nga Pamfleti
Këmbimi valutor/ Euro bie në nivelet më të ulëta

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte, 29 Shtator, me 119.7 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë sipas kursit të këmbimit, duke vijuar forcimin në raport me euron.

Sakaq monedha evropiane Euro blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë duke shënuar rekordet më të ulëta historike.

Rritje ka pësuar paundi britanik, i cili sot blihet me 128.6 lekë dhe shitet me 131.5 lekë.

Ndërsa franga zvicerane ka mbetur në të njëjtat nivele, ku blihet me 121.8 lekë dhe shitet me 122.9 lekë.

Ekonomi Dollari Euro bie në nivelet më të ulëta historike Kembimi valutor