Ekonomi 1 Dhjetor 2022, 08:22

Këmbimi valutor për datën 1 dhjetor/ Euro në nivele të njëjta, paundi pëson rritje të lehtë

Shkruar nga Pamfleti

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte, 1 dhjetor, me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.7 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar një rritje të lehtë me javën e shkuar.

Sakaq monedha evropiane Euro qëndron në të njëjtat nivele prej disa ditësh, ku blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Rritje të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 134 lekë dhe shitet me 135.1 lekë.

Ndërsa franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, teksa blihet këtë të diel me 117.8 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ekonomi Kembimi valutor