
'Kemi bërë detyrën bazuar në betimin e Hipokratit', zbardhet dëshmia e mjekëve që mjekuan Dumanin
Ditën e djeshme, janë arrestuar nga policia dy mjekë dhe një infermier, të cilët kanë mjekuar Nuredin Dumanin dhe nuk kanë njoftuar policinë. Ata janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi.
Dy mjekët kanë dhënë dëshminë e tyre në polici, ku kanë deklaruar se nuk e njihnin dhe nuk ishin në dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Mjekët nga Fieri janë shprehur se ata kanë bërë vetëm deryrën e tyre, bazuar dhe në betimin e ‘Hipokratit’.
“Kemi shkuar te banesa e personit të plagosur të shoqëruar nga një i njohur. Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Kemi bërë detyrën si mjekë për t’i ofruar ndihmën paraprake të shpejtë një njeriu. Kjo bazuar edhe në betimin e Hipokratit si profesionistë dhe në çfarëdo lloj situate që të ndodhemi nuk mund t’i mohojmë kujdesin shëndetësor askujt”, kanë thënë ata gjatë dhënies së dëshmisë në polici.
Tre mjekët dhe 20-vjeçarja nga Kosova, e dashura e Dumanit do dalin nesër para trupit gjykues në Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë. Ndërsa Dumanit do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital.
Gjate operacionit policor të koduar “Arratia”, finalizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:
Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj
Mirjetë Hajdini
Julian Mala
Ermal Gjeci
Bledar Berdalli