Aktualitet23 Gusht 2018, 11:24

Kemi hyrë në epokën e obezitetit. Si ndodhi? Do të mbeteni të habitur

Shkruar nga Pamfleti
Kemi hyrë në epokën e obezitetit. Si ndodhi? Do të mbeteni

Kemi hyrë në epokën e obezitetit. Si ndodhi? Do të mbeteni të habitur

Nuk është se po hamë më shumë, se po bëjmë më pak gjimnastikë apo se po na mungon forca e vullnetit. Është se duhet pushuar me këtë muhabetin e njerëzve mbipeshë që u vjen turp nga vetja. Një foto e një plazhi të Brighton e vitit 1976, e botuar disa javë më parë tek “The Guardian”, dukej sikur i ishte bërë një race aliene. Thuajse të gjithë qenë të dobët. E kam shkruar në mediat sociale dhe më pas kam shkuar me pushime. Kur jam kthyer, kam parë se njerëzit akoma po diskutonin dhe, aq i ndezur ishte diskutimi, sa që kam vendosur se duhej të dija më shumë. si ka mundësi që jemi shëndoshur kaq shumë kaq shpejt? Për befasinë time të madhe, thuajse të gjitha shpjegimet për të cilat është folur në rrjetet sociale kanë rezultuar false.

Fatkeqësisht, nuk ekzistojnë të dhëna për obezitetin në Mbretërinë e Bashkuar para vitit 1988, kur përqindjet qenë tashmë në rritje të fortë. Por në Shtetet e Bashkuara statistikat zbresin më poshtë në kohë dhe tregojnë se, rastësisht, pika efleksionit ndodhi në vitet rreth 1976. Papritmas, rreth kohës kur është bërë fotoja, njerëzit kanë nisur që të bëhen më të shëndoshë dhe, qysh atëhere, tendenca ka vazhduar.

Shpjegimi i natyrshëm, lidhur me të cilin kanë këmbëngulur më shumë në rrjetet sociale, është se sot hamë më shumë. Shumë, ndoshta me të drejtë, kanë thënë se ushqimi atëhere ishte i shpifur dhe se ishte më i shtrenjtë, se kishte më pak fast food, se dyqanet mbylleshin më herët dhe, pastaj, nëqoftëse në shtëpi mungonte diçka, mund edhe të vdisje nga uria.

Por ja surpriza më e madhe: Në vitin 1976 hanim më shumë sesa sot. Sipas të dhënave qeveritare, sot konsumojmë mesatarisht një mesatare prej 2130 kilokalori në ditë, me sa duket përfshi ëmbëlsira dhe alkool. Ama në vitin 1975 konsumonim 2280 kilokalori, përjashto ëmbëlsira dhe alkool (ose 2590 kilokaloriduke i përfshirë ato) dhe nuk kam arësye që të mos i besoj këto të dhëna.

Të tjerë e kanë vënë theksin mbi faktin se ka pasur një rënie të punës së krahut dhe kjo duket një arësye e besueshme, por edhe një herë akoma të dhënat e hedhin poshtë. Një dokument i vitit të kaluar i botuar në “International Journal of Surgery” tregon se “të rriturit që bëjnë punë krahu jo të kualifikuar kanë një probabilitet 4 herë më të madh që të klasifikohen si obezë patologjikë respektivisht kujt ushtron profesione më pak të rënda”.

Duam të flasim për gjimnastikën? Një numër njerëzish ka thënë se vozisim gjithmonë makinë dhe se nuk ecim apo pedalojmë më, se jemi kapur pas një ekrani, se porosisim për të ngrënë online dhe se lëvizim shumë më pak se më parë. Edhe kjo duket se ka kuptim, por ja ku të vjen surpriza e radhës. Sipas një studimi me rreze të gjerë të bërë nga Plymouth University, aktiviteti fizik i fëmijëve është i njëjtë me atë të 50 viteve më parë. Një dokument i “International Journal of Epidemiology” zbulon se, proporcionalisht me përmasat e trupit, nuk ka asnjë diferencë midis sasisë së kalorive të djegura midis atyre që jetpjnë në vendet e pasura dhe atyre që jetojnë në ato të varfëra, ku norma është bujqësia e ekzistencës dhe tregon se nuk ka asnjë raport midis aktivitetit fizik dhe shtimit të peshës. Shumë studime të tjera tregojnë se ushtrimi fizik, pavarësisht se vendimtar për aspekte të tjera të shëndetit, është më pak i rëndësishmi i një diete në rregullimin e peshës trupore. Dikush thote se nuk shërben për asgjë, pasi sa më shumë stërvitemi, aq më shumë kemi uri.

Të tjerë kanë menduar për aspekte më pak të dukshme: infeksione nga adenovirusi, përdorimi i antibiotikëve gjatë fëmijërisë dhe i substancave kimike që prekin systemin endokrin.  Kështu, teksa gjejmë indikacione për të cilën gjithçka mund të luajë një rol dhe mund të shpjegojë ndonjë luhatje peshe për persona të veçantë që mbajnë dieta të veçanta, asgjë nuk duket se mund të shpjegojë tendencën e përgjithshme.

Atëhere çfarë ka ndodhur? Fillohet të hidhet dritë nëqoftëse shikohen të dhënat ushqyese me vëmendje më të madhe. Po, në vitin 1976, hanim më shumë dhe në mënyrë të ndryshme. Sot blejmë gjysmën e sasisë e qumështit të freskët për frymë, ama blejmë 5 herë më shumë youghurt, 3 herë më shumë akullore dhe – pa dëgjo, pa dëgjo – 39 herë më shumë budingje të ndryshme. Blejmë gjysmën e vezëve krahasuar me vitin 1976, ama blejmë 3 herë më shumë drithëra për mëngjes dhe dy herë më shumë drithëra krokante’ blejmë gjysmën e patateve, ama 3 herë më shumë patatina krokante. Blejmë gjithnjë e më pak sheqer, ama sheqeri që konsumojmë në pije dhe në ëmbëlsira ka arritur në qiell (statistikat fillojnë vetëm nga viti 1992, kur tashmë rrinim duke vrapuar. Ndoshta në vitin 1976 konsumoheshin vetëm 9 kilokalori në ditë në formën e pijeve dhe asnjë nuk mendonte se ia vlente barra qiranë të mblidheshin këto të dhëna). Me fjalë të tjera, mundësitë për t’i mbushur ushqimet me sheqer kanë shpërthyer. Siç e thonë ekspertët prej shumë kohës, problem duket se është ky.

Ndryshimi nuk ka ndodhur rastësisht. Siç thoshte Jacques Peretti në filmin e tij “The Men Who Makes Us Fat” (Njerëzit që na shëndoshin), kompanitë ushqimore kanë investuar shumë në studimin e produkteve që përdorin sheqerin për të anashkaluar mekanizmat tona natyrale të kontrollit të oreksi dhe në konfeksionimin e reklamimin e këtyre produkteve për të mundur atë që mbetet prej mbrojtjeve tona, edhe me përdorimin e aromave subliminale. Kanë punësuar një ushtri shkencëtarësh e psikologësh për të na nxitur që të hamë më shumë sa duhet, ndërsa reklamimi që na bëjnë ndjek zbulimet e fundit të neuroshkencës për të mundur rezistencat tona.

Rekrutojnë shkencëtarë të bindur dhe think tanks për të na fshehur shkaqet e vërteta të obezitetit. Tamam ashtu siç vepronin kompanitë e duhanit me cigaret, mëshojnë mbi idenë se pesha është një çështje “përgjegjësie personale”. Pasi kanë shpenzuar miliarda për ta shtypur forcën e vullnetit tonë, na fajësojnë edhe se nuk dimë që të rezistojmë.

Ta gjykosh nga debate që ka shkaktuar ajo fotografi e vitit 1976, publiciteti ka funksionuar mirë. “Nuk ka shfajësime. Njerëzit të marrin përgjegjësitë e tyre!” – “Askush nuk e detyron askënd që të hajë ushqim të keq, është zgjedhje personale. E kemi një tru pikërisht për të menduar” – “Nganjëherë mendoj se asistenca shëndetësore falas është gabim, pasi duket se kush është i dobët dhe shëndoshet më pas ka të drejtën që të kurohet”.

Fushata e mosmiratimi përuthet keqazi me propagandën e promovuar në art nga industria. Na pëlqen shumë të fajësojmë viktimat.

Sipas një artikulli të “The Lancet”, më alarmant është fakti që më shumë se 90% e politikanëve mendon se “motivimi personal” është një “komponent i fortë ose shumë i fortë për rritjen e obezitetit”. Këta njerëz nuk propozojnë asnjë korrigjues për atë 61% të anglezëve mbipeshë ose obezë që kanë humbur forcën e vullnetit. Ama ku shpjegim absurd nuk i është nënshtruar asnjë prove.

Ndoshta sepse obezofia është shpesh një formë e zbehtë snobizmi. Në pjesën më të madhe të vendeve të pasura, përqindja e obezitetit është shumë më lartë në pjesën e ulët të shkallës sociale dhe ky factor është fuqimisht i lidhur me pabarazinë, gjë që ndihmon të shpjegohet se pse efekti i drejtpërdrejtë në Mbretërinë e Bashkuar është më i madh sesa pjesa më e madhe e vendeve europiane dhe e OCSE-së. literature shkencore tregon sesi fuqia e ulët blerëse, stresi, ankthi dhe depresioni, të shoqëruar me një status të ulët social, i bëjnë personat më të prekshëm dhe subjekt dietash të gabuara.

Pikërisht ashtu si të papunët akzuohen për papunësinë strukturore dhe njerëzit që kanë borxhe, të cilët akuzohen se nuk duan të paguajnë qira shumë të larta, njerëzit e shëndoshë akuzohen për një problem social. Sigurisht, është e vërtetë se duhet forcë vullneti dhe se kjo duhet të ushtrohet (edhe nga qeveritë?). Po, kemi të gjithë nevojë të marrim përgjegjësitë tona personale (edhe nga politikanët?).

Është e vërtetë, duhet kontrolluar: duhen kontrolluar ata që kanë zbuluar dobësitë tona dhe që i shfrytëzojnë në mënyrë të pamëshirshme./Bota.al

Forum epoka e obezitetit substancat kimike