Politike 3 Dhjetor 2018, 22:50

‘Kemi përgjimet’! Paralajmërohet skandali më i madh në qeverinë e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
‘Kemi përgjimet’! Paralajmërohet skandali më i madh

'Kemi përgjimet'! Paralajmërohet skandali më i madh në qeverinë e Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa është shprehur në studion e Report Tv se opozita disponon përgjime të ministrave, të cilët komunikojnë me botën e krimit.

Sipas saj, publikimi i tyre do ishte një nga skandalet më të mëdha që ka kaluar ndonjëherë politika shqiptare. Megjithatë ajo theksoi se opozita nuk do t’i bëjë publike përgjimet pasi një gjë e tillë është detyrë e prokurorisë.

“Nuk i bëjmë publike sepse nuk është detyra jonë por e Prokurorisë. Është provë për Prokuroren e Përgjithshme. Opozita tashmë është në unison me qytetarët. Nuk kemi më kohë për të humbur. Nuk është më çështje përgjimesh. Po të ishte për përgjimet duhet të kishte ikur që para tre vitesh. Kjo qeveri nuk duhet të ishte njohur. BE dhe SHBA mbyllën sytë dhe veshët kur u blenë votat nga paratë e drogës.

Nuk publikojmë asgjë pasi është në provë Prokuroria. Përgjimet që ka opozita për qevritarët do t’i kenë edhe ndërkombëtarët këto dokumente. Jam e bindur që do të jetë një nga skandalet më të mëdhaja që ka kaluar ndonjëherë politika shqiptare. Nuk jam unë organizatorja por jam në dijeni”, ka deklaruar Kryemadhi.

Politike bota e krimit Monika Kryemadhi Pergjime Qeveria Rama skandale