Kosova17 Gusht 2022, 17:43

"Kemi shtetin demokratik të Kosovës vs strukturat ilegale të Serbisë", Kurti akuza Beogradit nga Brukseli: Po ndjek axhendën e Rusisë!

Shkruar nga Pamfleti
"Kemi shtetin demokratik të Kosovës vs strukturat ilegale të

"Kemi shtetin demokratik të Kosovës vs strukturat ilegale të Serbisë", Kurti akuza Beogradit nga Brukseli: Po ndjek axhendën e Rusisë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë Serbinë përgjegjëse për tensionet në Veri, duke akuzuar politikën e Beogradit se vepron si një zgjatim i Rusisë për të krijuar destabilizim në Kosovë dhe rajon.

“Serbia po vepron me një axhendë të Rusisë që do të stabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin. Jemi të angazhuar për siguruar paqe e rend në të gjithë rajonin. Vlerësojmë shumë dedikimin tuja për stabilitet dhe paqe në rajon. Në qëndrojmë fort bashkë”, tha Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.

Sipas Kurtit, në njërën anë qëndron Kosova si shtet demokratik dhe në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë në Veri.

“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, Stoltenberg tha se NATO në Kosovë është prezent me mbi 4 mijë trupa dhe janë të angazhuar për të parandaluar eskalimin e situatës.

“NATO është në Kosovë me mbi 4 mijë trupa kjo demonstron angazhim për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të përmbushim mandatin e OKB-së në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s janë të pajisur dhe të ushtruar mirë. Ne kemi dëshmuar që ne mund rrisim patrullimet në veri dhe të rrisim numrin e pjesëtarëve. Veprimet tona do të jenë proporcionale dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që të parandalojmë eksalimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Prishtine Beogradi Brukseli Rusi Serbi