Bota29 Qershor 2022, 22:47

Këngëtari i njohur R. Kelly dënohet me 30 vjet burg

Shkruar nga Pamfleti
Këngëtari i njohur R. Kelly dënohet me 30 vjet burg

Këngëtari i njohur R. Kelly dënohet me 30 vjet burg

I turpëruar, këngëtari Robert Kelly do të qëndrojë në burg për dekada pasi u dënua për trafikim seksual. Gjykata dëgjoi deklaratat e 7 femrave të dhunuara, të paraqitura në mënyrë anonime si “Jane Does”, të cilat treguan se si ai përdori “famën dhe fuqinë” për të joshur viktimat e tij.

Këngëtari i njohur R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për akuzat e shantazhit dhe trafikimit seksual.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Kelly, 55 vjeç, me më shumë se 25 vjet burg, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan 10 ose më pak, duke thënë se kërkesa e prokurorëve ishte “e barabartë me një burgim të përjetshëm”.

Vitin e kaluar, Kelly u shpall fajtor për disa akuza duke përfshirë shfrytëzimin seksual të një fëmije, shantazh, ryshfet dhe trafikim seksual.

Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra mes shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë. Gjatë gjykimit u tha gjithashtu se menaxherët e tij dhe rojet e sigurisë rreth tij ishin bashkëpunëtorë në këto krime.

Bota Robert Kelly